Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha i përgjigjet Berishës për paratë ruse: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare

Basha i përgjigjet Berishës për paratë ruse: Të

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se do të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet 14 majit. Sa i përket përçarjes brenda PD-së, sipas tij përgjegjës i vetëm është Sali Bërisha.
“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë.”, u shpreh Basha jashtë parlamentit ku ndoqi fjalën e presidentit të Austrisë Alexander Van der Bellen.
Sa i përket akuzave për financimin rus dhe ku i gjeti 500 mijë euro, Basha iu përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare.”K.C/dritare.net