Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bejruti në zi! Sulmet e Izraelit shkaktojnë viktima!

Bejruti në zi! Sulmet e Izraelit shkaktojnë viktima!

Bejruti është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga dhimbja, pas një nate dramatike me shpërthime dhe shkatërrim.

Presidenti Joseph Aoun e cilësoi sulmin si një “masakër”, ndërsa qeveria libaneze shpalli ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

Sipas autoriteteve shëndetësore, të paktën 182 persona kanë humbur jetën dhe rreth 890 të tjerë janë plagosur, ndërsa bilanci pritet të rritet.

Sulmet ndodhën brenda vetëm 10 minutash, rreth orës 14:00, kur sipas ushtrisë izraelite u kryen mbi 100 goditje ajrore ndaj objektivave të lidhura me Hezbollah.

Megjithatë, goditjet prekën edhe zona të dendura banimi, duke shkaktuar një numër të lartë viktimash civile dhe reagime të forta në vend.

Ekspertët theksojnë se, ndonëse sulmet mund t’i japin një avantazh të përkohshëm ushtarak Izraelit, është e pamundur që Hezbollah të çarmatoset përmes forcës.

Ndërkohë, reagimet kanë qenë të ashpra edhe nga ndërkombëtarët. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, e cilësoi ndërhyrjen si një “shkelje të rëndë” të marrëveshjeve ekzistuese.

Në Liban, për herë të rrallë, si kundërshtarët ashtu edhe mbështetësit e Hezbollahut janë bashkuar në një qëndrim të përbashkët: sulmet konsiderohen të papranueshme dhe të pajustifikueshme./BBC