Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: E pashembullt në historinë e Evropës, degët e mësuesisë po mbyllen!

Berisha: E pashembullt në historinë e Evropës, degët e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vitin e ri akademik, ku në një deklaratë për mediat tha se arsimi i lartë është në tkurrje.

Berisha tha se degët e mësuesisë po mbyllen pas këta të fundit nuk stimulohen me rritje page nga qeveria.

Sakaq bëri thirrje që qytetarët të ngrihen në protestë për të rrinjtë që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, por qeveria po tregohet mospërfillëse ndaj kërkesave të tyre.

“Katastrofë mund të vlerësohet situata për përgatitjen e mësuesve të ardhshme. Dështim total i përpjekjeve të qeverisë nëpërmjet pagesave për angazhimin e të rinjve në degët e mësuesisë. Ishte e pashembullt në historinë e Europës dhe të botës, që të këto degë, në Tiranë, matematikë, fizikë, kimi për mësuesi kanë ngelur me më pak se 10 studentë. De facto janë të mbyllura, në një kohë kur pak vite më parë, ishin nga degët më të preferuara të vendit. Nuk kishte nevojë për stimuj të tjerë. Kishte një stimul: dyfishimi i rrogave të mësuesve. I bëri degët e mësuesisë degë të preferuara. Madje dhe të mbingarkuara. Qëndrimi ndaj mësuesit nga kjo qeveri, i shkretoi ato nga studentët, i falimentoi dhe ato po mbyllen.

Arsimi i lartë, këtë vit është një thirrje ku gjendja në të cilën ai ka rënë, të gjithë këto faktorë që rreshtova më sipër, janë një thirrje e fuqishme në radhë të parë për të rinjtë e universiteteve. Po kaq edhe për gjimnazistët, për familjarët e tyre, të ngrihen fuqishëm në protesta.

Këto që po ndodhin janë shkatërrim masiv i ëndrrave më të bukura të të rinjve shqiptarë, mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja dhe Shqipëria e nesërme. Unë garantoj studentët se PD në programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve, por i fton ata të marrin në dorë fatin e tyre, të ngrihen me guxim kundër një qeverie që është përçmuese, përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre”, tha Berisha./M.K-dritare.net