Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha sulmon Dumanin në Kuvend: Keni bërë kompromis me mazhorancën!

Berisha sulmon Dumanin në Kuvend: Keni bërë kompromis me

Në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, deputeti Sali Berisha iu drejtua mazhorancës, duke i thënë se po bëjnë gabim historik duke i hequr opozitës të drejtën për të pyetur.

Sipas Berishës, ky është një kompromis mes Dumanit dhe mazhorancës.

"Ky është një kompromis që bëhet midis mëkatarëve se si e si të mbuloni...

Natyrisht unë e kuptoj që Ulsiu nuk do që unë të ngrihem dhe të pyes se të kujt janë ato dy kostume që solli Altin Hajri, nuk do që të pyes për çantën Louis Vuitton. Ky tjetri nuk do që ta pyes për bisedat me Mario Çelën. Për dëshminë e Eriona Daupajt.

As ai nuk do se edhe ai fle mbi dosjet e krimit. Dhe ju bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur", u shpreh Berisha./L.F-dritare.net