
Braçe: Ndaleni protestën e opozitës, sa nuk kanë vrarë njeri!
Dritare.net
Deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një postimi në Instagram ka folur për dhunën në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Braçe publikoi çastin kur një protestues hedh bombë molotovi para Bashkisë dhe thotë që kjo protestë e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë duhet të ndalohet pa u vrarë ende ndonjë njeri.
Postimi i Braçes!
“BASHKIA E TIRANES, QENDRA E SHQIPERISE;
ZONA ME E POPULLUAR NE QYTET!
MOLOTOV QE PER PAK PJEK TE GJALLE NJEREZ!
Shikoheni edhe nje here;
KJO ESHTE TENTATIVE VRASJE, ME DASHJE APO PA DASHJE, DO ISHTE VRASJE!
Eshte hera e dyte ne pak jave!
Nje ARME-sic MOLOTOVI, ne dore te kalamajve te papergjegjshem, ME URDHER TE PARTISE ME KRIMINALE NE VEND, BEN GJEMEN!
Kjo nuk ka me lidhje me ERION VELINE!
Heren e trete, me dashje apo nga budallalleku, KANE PER TE VRARE NJEREZ!
NDALENI!
KJO PROTESTE PO KTHEHET NE KRIMINALE E RREZIK PER SHQIPTARE E TE HUAJ QE LEVIZIN NE QENDER TE SHQIPERISE!
Ndaleni sa nuk kane vrare njeri!”, shkruan Braçe./K.C/dritare.net

















