Chirayu Rana, personi që fabrikoi sulmin ndaj drejtueses shqiptare në JPMorgan kërkoi këshilla ligjore në IA!
Dritare.net

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me çështjen që përfshiu JPMorgan, ku një ish-punonjës akuzoi një drejtuese të bankës për abuzim, akuza që më pas u vunë në pikëpyetje.
Sipas raportimit të New York Post, Chirayu Rana, i cili ngriti padinë ndaj Lorna Hajdini, kishte kërkuar këshilla ligjore në një platformë online gati një vit përpara se çështja të bëhej publike.
Bëhet fjalë për një shkëmbim në faqen AskALawyerOnCall.com, ku një përdorues që dyshohet të jetë Rana kishte përshkruar pretendime për abuzim dhe kishte kërkuar orientim ligjor për mënyrën se si të vepronte.
Në padinë fillestare, tashmë e redaktuar, ai akuzonte Hajdinin për sjellje të rënda dhe pretendonte se ishte detyruar në marrëdhënie seksuale të padëshiruara, akuza që u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe morën përmasa virale.
Megjithatë, zbulimi i këtij komunikimi të mëparshëm ka ngritur dyshime të reja mbi mënyrën se si është ndërtuar narrativa e akuzave, duke forcuar pikëpyetjet mbi vërtetësinë e tyre.
Rasti ka rikthyer në vëmendje rrezikun e përhapjes së historive të pakonfirmuara, të cilat mund të ndikojnë fuqishëm në opinionin publik, edhe kur faktet mbeten të paqarta.