Na ndiqni edhe në

Opinione

Një sqarim për injorantët për deklaratat e mia në emisionin e Dritan Hilës për Enver Hoxhën!

Një sqarim për injorantët për deklaratat e mia në

Nga Olsi Jazexhi

1. Ne emision ne Dritare TV permenda faktet dhe shpjegimet e mia. Qe psh Skenderbeu ka qene nje mit, nje cub, te cilin Rilindja, austriaket, italianet, Zogu dhe me pas Enver Hoxha e ngriten per ti dhene nje hero anti-turk dhe anti-islamik shqiptareve. Pasi keshtu e kerkonte politika e kohes. Zgjedhja e Skenderbeut, nje person pa lidhje dhe ngritja e tij ne piedestal, dhe injorimi i Ali Pashe Tepelenes apo Bushatllijve psh, apo Kopruluve te Beratit, Mehmet Aliut te Egjiptit dhe shume shqiptareve me fame, u be me qellim, nga agjentet e Evropes se Krishtere qe ndertuan Shqiperine. Ne Shqiperi Islami u shpall armik dhe heroi i shqiptareve duhej nje armik i Islamit dhe shqiptareve.

2. Shkaterrimin e fese, apo ne vecanti te Islamit dhe Ortodoksise ne Shqiperi e nisi Ahmet Zogu. Enver Hoxha thjeshte perfundoi ate qe Zogu kishte nisur duke mbyllur e shkaterruar xhamite, shkaterruar medresete, de-osmanizuar veten e tij dhe Shqiperine, hequr sheriatin, osmanishten, etj pasi keshtu ja kerkonte koha. Duhet te kuptojme qe pas Luftes se Dyte Boterore Islami synit u mund. Kalifati i Deres se Osmanit u shkaterrua. Dhe Zogu ishte sikur Ataturku. Agjente te imperializmit britanik dhe francez qe kishin mision zhdukjen e Islamit.

Enver Hoxha ishte produkt i politikave te Zogut ashtu sikur Eceviti apo Kenan Evreni - produkt i Ataturkut. Enver Hoxha u edukua ne Liceun e Korces, dhe ne shkollat laike te Frances, pasi regjimi i Zogut shkaterroi Mejtepin dhe Medresene e Gjirokastres, dhe elitat myslimane te Shqiperi i derguan femijet e tyre ne shkolla laike dhe masonike. Sikur Zogu te mos kishte shkaterruar medresene e Gjirokastres, Enver Hoxha nuk do behej qafir, por do ishte bere mulla i Islamit sikur Ajatollah Khamenei.

1. Enver Hoxha ishte qafir, ateist, kriminel etj. Ishte person qe burgosi prifterinj e hoxhallare, mbylli kisha dhe xhami. Por edhe Ahmed Zogu vrau e burgosi klerike, sikur edhe Edi Rama, Fatos Nano kane mbyllur xhami e burgosur hoxhallare. Shqiperia nuk ka patur ndonje udheheqes besimtar qe nga koha e Haxhi Qamilit dhe Esad Pashes. Por keta te dy u vrane dhe bindjet e tyre vdiqen me ata. Historine e bejne njerezit qe qendrojne ne pushtet, jo ata qe vdesin.

Dhe ne rastin e Shqiperise, Shqiperia moderne eshte produkt i enverizmit i cili ishte nje produkt sovjetik - stalinist. Akademia e Shkencave, Instituti i Historise, Historia e Shqiperise, filmi Skenderbeu, Kinostudio Shqiperia Sot etj, te gjitha ishin produkt i sistemit enverist dhe Rusise se Madhe. Ndersa shume prej nesh e urrejme Enver Hoxhen dhe regjimin e PPSH-se me ato qe i ben Shqiperise dhe shqiptareve, tek e fundit fare, historia eshte kjo qe eshte. Historia nuk shkruhet me teka dhe inat por me fakte.

Regjimi i Enver Hoxhes ishte ai qe i formesoi shqiptaret ashtu sikur jane sot. Pervec gjerave te keqia, sistemi komunist pati arritje. Ato ishin gjuha e unifikuar, industrializimi i vendit, krijimi i identitetit kombetar, pavaresia e vendit dhe sovraniteti, krijimi i krenarise kombetare, forcimi i unitetit, rritja e popullsise, ruajtja e familjes, zhvillimi kulturor dhe shkencor i shqiptareve, ndertimi i qyteteve dhe fshatrave socialist etj.

Nese do krahasonim regjimin stalinist - enverist me kete Ramist - amerikanist - zionist, ai regjim ishte patriotik. Ndersa ky sot eshte tradhetar. Regjimi ramist-zionist i ka perzene shqiptaret nga vendi, dhe Shqiperine ja ka shitur zionisteve dhe amerikaneve te cilet kane sjelle vetem mjerim, shkaterrim, regres dhe depopullim.

Rusia dhe stalinizmi e ndertuan Shqiperine. Ndersa amerikanizmi e shkaterroi.

Por qe te dy regjimet, si ky i sotmi, si enveristi ishin kunder Islamit, Bibles dhe Kuranit. Por ky eshte muhabet tjeter./dritare.net