Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Debati për qumështin pluhur/ Shoqata IPQ i përgjigjet veterinerit Aleksandër Jorgaqi!

Debati për qumështin pluhur/ Shoqata IPQ i përgjigjet veterinerit

Në një intervistë të datës 28 nëntor 2023 në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, veterineri 95-vjeçar, Aleksandër Jorgaiqi, i cili ka qenë drejtues i Ndërmarrjes më të madhe Bujqësore në Roskovec, deklaroi se kompanitë e përpunimit të qumështit përdorin kryesisht qumësht pluhur.

“Më përpara në fabrikat e qumështit shkonin kamionë me bidonë dhe dilnin kamionë me shishe qumështi, tani shkojnë kamionë me arka me qumësht pluhur dhe dalin me shishe. Nuk ka prodhim blegtorie në Shqipëri, është qumësht pluhur. Të gjitha kompanitë reklamojnë qumësht pluhur.", tha Jorgaqi në DritareTV.

Një fragment i risjellë në rrjetet sociale të DritareTV ka ngjallur reagime të shumta. Njëri prej tyre është nga Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” (IPQ). Ja çfarë shkruan Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” (IPQ) në Instagram:

"Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” (IPQ) hedh poshtë pretendimin e dhënë në “Dritare TV”, nga veterineri Aleksandër Jorgaqi dhe gazetara Rudina Xhunga mbi përdorimin në sasi të mëdha të qumështit pluhur nga Industria e Përpunimit të Qumështit në Shqipëri.

Dëshirojmë të informojmë publikun, institucionet dhe partnerët tanë se ky pretendim është i pavërtetë, i pabazuar në të dhëna zyrtare dhe përbën shpifje që dëmton imazhin e industrisë së qumështit në vend.

Të gjithë anëtaret e IPQ respektojnë Ligjin e Ushqimit (ligji nr.9863 dhe ligji nr.9441), ku çdo ingredient shtesë duhet shënohet në etiketën e produktit.

Bazuar në të dhënat që paraqet Eurostat, Shqipëria në krahasim me vende si Italia, Greqia, Kroacia, ka konsumit më të ulët të qumështit pluhur. Saktësisht, në Shqipëri konsumi i qumështit pluhur në vit është 472 gr/njeri, ndërkohë që në Itali është 1.45 kg/njeri, në Kroaci është 797 gr/njeri dhe në Greqi është 758gr/njeri.

Pra, rezulton që pavarësisht masivitetit të sektorëve përdorues (pastiçeri, akullore etj.), Shqipëria është një nga vendet që ka konsumin më të ulët të qumështit pluhur në Europë.
Këto intervista apo mesazhe mediatike janë dezinformuese dhe me keqdashësi për të prishur imazhin e sipërmarrjes në Shqipëri dhe të Industrisë Përpunuese të Qumështit, në veçanti.", shkruan shoqata në Instagram.

Ja rels që shkaktoi debat, pasi u kthye sërish nga IA në skedulim emisionesh të rikthyera!

Ja emisioni plotë i vitit 2024 në Dritare Tv!/dritare.net