Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se i kërkon falje ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato nëse deklaratat e tij i konsideron fyerje, por theksoi se nuk ka qenë ky qëllimi i tij.

Berisha tha se ka përdorur deklaratat që ka bërë vetë Gonzato për vetën e tij dhe nuk e koncepton këtë gjë si fyerje.

“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dh tani jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë dhe kjo deklaratë u përdor nga unë, në mënyrë absolute pa asnjë intencion fyerje. Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare çdo forme diskriminimi.

Thashë këtu që vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij. As merrem me jetën e asnjë njeriu.E dëgjova, tha vetë dhe ka bërë këtë deklaratë.

Se si qenka fyerje kjo unë këtë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë, një gjë që e kam thënë vetë. Nëse ai e konsideron këtë fyerje atëherë unë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj falje, nuk kam asnjë hezitim, por nuk ishte për fyerje kjo. Nuk përbën fyerje kjo”, tha Berisha./dritare.net