Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Altini i Mrizit: Një artist që fyen kamerierin në vendin e punës është e papranueshme!

Altini i Mrizit: Një artist që fyen kamerierin në vendin e

Altini, përfaqësues i agroturizmit të njohur “Mrizi i Zanave”, ka reaguar me një mesazh të fortë kundër mungesës së respektit ndaj punonjësve të shërbimit.

Në një video të publikuar së fundmi, ai shprehet se shpeshherë në Shqipëri punonjësit jo vetëm që humbin dinjitetin në vendin e punës, por në raste ekstreme edhe jetën, për shkak të dhunës apo trajtimit të padrejtë.

“Gjëja që nuk e toleroj është mungesa e respektit ndaj atyre që na shërbejnë. Në Shqipëri, fatkeqësisht, ndodh që njerëzit humbasin jo vetëm dinjitetin, por edhe jetën në vendin e punës. Kjo është e papranueshme. E bëra këtë video sepse shpesh na ndodh të debatojmë me ndonjë injorant që i mungon respekti stafit — por që një artist ta bëjë këtë, është e tepërt”, – tha Altini.

“Mrizi i Zanave” është një nga agroturizmet më të njohura në Shqipëri, i vlerësuar për promovimin e produkteve vendase dhe për shërbimin me standarde të larta. Reagimi i Altinit ka marrë jehonë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur mbështetje për mesazhin e tij mbi respektin dhe dinjitetin në punë.