Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëshmitari i burgut të Dubravës: Milan Radoiçiç vrau fqinjët e mi!  

Dëshmitari i burgut të Dubravës: Milan Radoiçiç
Afrim Caka, ish i burgosu politik në një intervistë për Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregoi masakrat e serbëve në Gjakovë. Zoti Caka foli për kohën e tmerrshme që kaloi në burgjet e serbëve, si i vrisnin dhe i prisnin të burgosurit para syve të tij. Në librin e tij, ai ka siguruar dëshmitë e 4,000 gjakovarëve, që rrëfejnë tmerret e përjetuara, por ashtu pasqyron me emra dhe foto, kriminelët që bënë masakrat në Gjakovë. Këta kriminelë që sot janë ose në pension, ose nëpër poste të rëndësishme në Serbi, gati të sulmojnë sërish veriun e Kosovës. Siç është dhe Milan Radoiçiç, i cili mori pjesë në sulmin në Banjë, në 24 shtator të këtij viti.


“Unë kam hyrë në mbi 4 mijë shtëpi për të marrë dëshmi. Ishte e planifikuar që serbët të hynin në çdo lagje. Në thoshim që ai që vdiste nga plumbi i armikut, do shpëtonte. Sot të gjithë vrasësit janë në Serbi. Pjesa dërrmuese punojnë në polici. Disa kanë dalë në pension, disa punojnë akoma. Radoiçiçi, ai që mori pjesë në aksionin e Mitrovicës, që deri dje e kanë pritur në qeveri e kanë bashkëpunuar me të, ai vrau me 10 maj 3 gjakovarë në shtëpinë e Muhamet Dyles, fqinji im i parë. Atë ditë u vranë rreth 40 gjakovarë të tjerë. Ulërimat e tyre i kemi dëgjuar.”, u shpreh zoti Caka në DritareTv./K.C/dritare.net