Dita e tetë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
E Diel 7 Qershor 2026, 18:06
Dritare.net

Mbahet këtë të diel dita e tetë e protestës kundër projektit turistik në Zvërnec. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë kundërshtimin e tyre ndaj projektit.
Me flamuj dhe pankarta në duar, protestuesit kërkojnë ndalimin e projektit, ndërsa disa prej tyre do të marrin fjalën në podium për të shprehur qëndrimet dhe shqetësimet e tyre. Protesta vjen pas një jave mobilizimi të vazhdueshëm kundër investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit./K.C/dritare.net