Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Donald Trump: Ditë e madhe për paqen

Donald Trump: Ditë e madhe për paqen

Donald Trump ka bërë deklarata të forta lidhur me zhvillimet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iran, duke i cilësuar ato si një “fitore totale dhe e plotë”.

Në një postim në Truth Social, Trump e përshkroi situatën si një “ditë të madhe për paqen botërore”, duke shtuar se Irani është i gatshëm për ndryshim dhe se të gjitha palët “kanë pasur mjaftueshëm”. Ai theksoi se SHBA do të ndihmojë në menaxhimin e situatës në Gjirit të Hormuzit dhe do të mbështesë procesin e stabilizimit dhe rindërtimit.

Në një intervistë për Agence France-Presse, Trump deklaroi se marrëveshja për një armëpushim dyjavor përbën një sukses të madh për SHBA-në. Ai tha se nuk ka asnjë dyshim që vendi i tij ka arritur një “fitore të plotë”, ndërsa shtoi se çështja e uraniumit të pasuruar të Iranit do të “trajtohet në mënyrë të përsosur” sipas marrëveshjes, pa dhënë detaje konkrete.

I pyetur për mundësinë e rikthimit të kërcënimeve të mëparshme ndaj infrastrukturës civile të Iranit nëse marrëveshja dështon, Trump u përgjigj shkurt: “Do ta shihni”.

Presidenti amerikan gjithashtu la të kuptohet për një rol të mundshëm të Kinës në arritjen e armëpushimit, duke thënë “mendoj që po” kur u pyet nëse Pekini kishte ndikuar tek aleati i tij, Teherani, për të negociuar.

Ndërkohë, Trump pritet të udhëtojë muajin e ardhshëm në Kinë për t’u takuar me homologun e tij, Xi Jinping, në një vizitë që mund të ketë rëndësi për zhvillimet e mëtejshme diplomatike në rajon./L.F-dritare.net