Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj!

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj!

SPAK ka zgjatur me tre muaj, deri në shkurt, afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të bashkisë, që akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.