Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si po vrasin fëmijët tanë, hormonet në ushqime! Flet mjeku Beltoja

Ja si po vrasin fëmijët tanë, hormonet në ushqime! Flet

Doktor Alban Beltoja, i ftuar në emisionin “Shqip” me Dritan Hila, ka ngritur shqetësimin se shumë fëmijë rezultojnë alergjikë ndaj antibiotikëve që nuk i kanë marrë kurrë si medikamente. Sipas tij, shkaku kryesor lidhet me praninë e mbetjeve të antibiotikëve në ushqime.

Dr. Beltoja shpjegoi se antibiotikët përdoren gjerësisht në blegtori, veçanërisht në rritjen e pulave dhe bagëtive, dhe përmes mishit apo produkteve të tjera shtazore kalojnë në organizmin e fëmijëve. Ky ekspozim i vazhdueshëm, edhe pse indirekt, mund të çojë në sensibilizim të sistemit imunitar dhe në shfaqjen e reaksioneve alergjike.

"Po ndodh gjithnjë e më shpesh që fëmijët, por edhe të rriturit, të rezultojnë alergjikë ndaj ilaçeve që nuk i kanë përdorur asnjëherë gjatë jetës së tyre. Antibiotikët dhe hormonet e përdorura në rritjen e shpejtë të kafshëve, veçanërisht në blegtori dhe shpendari, kalojnë përmes mishit dhe produkteve shtazore në organizmin e njeriut".

Sipas mjekut, ky fenomen përbën një problem serioz shëndetësor dhe nënvizon nevojën për kontroll më të rreptë të përdorimit të antibiotikëve në ushqime, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve mbi sigurinë ushqimore./L.F-dritare.net