Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-gardiani për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit: Neglizhencë kriminale, protokollet u shkelën

Ish-gardiani për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit:

Ish-gardiani i burgut 313, Besnik Meta, e ka cilësuar arratisjen e të arrestuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit si një rast të pastër neglizhence kriminale dhe shkelje të rëndë të protokolleve të sigurisë.

Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, Meta thekson se shoqërimi i një të arrestuari në ambient spitalor kërkon masa të rrepta sigurie, të cilat në këtë rast, sipas tij, nuk janë zbatuar. “Arratisja nga spitali i Durrësit është neglizhencë kriminale. I arrestuari duhej të ishte i shoqëruar fizikisht nga dy policë dhe me pranga,” deklaron ish-gardiani.


Sipas Metës, përgjegjësia për raste të tilla nuk mund t’i faturohet të arrestuarit, pasi tentativa për t’u arratisur është pjesë e sjelljes natyrore të çdo personi në paraburgim. “I burgosuri gjithmonë kërkon të ikë. Kjo është instinkt, pavarësisht kushteve apo rrethanave,” shprehet ai.

Ai shton se thelbi i problemit qëndron te strukturat përgjegjëse të sigurisë dhe zbatimi i rregullave bazë. “Përgjegjësia bie gjithmonë mbi ata që duhet të ruajnë dhe të shoqërojnë. Nëse protokollet zbatohen siç duhet, arratisjet janë pothuajse të pamundura,” thekson Meta./K.C/dritare.net