Pse nuk dorëzon stafetën doktor? Si i përgjigjet Berisha-demokratit!
E Martë 13 Janar 2026, 21:09
Dritare.net

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Lezhë u pyet nga një demokrat se ku do ta dorëzojë stafetën, pra drejtimin e PD-së.
“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje.
Ai tha se pasardhësi i tij nuk do jetë kurrë djali apo vajza, por lideri i Partisë Demokratike do të zgjidhet nga vetë demokratët.
“Të vetmen gjë që s’mund ta bëj kurrë, pasardhësin. Jo, jo. Nuk kam ndërmend të lë pasardhës as djalit as vajzës, do zgjidhni ju atë që besoni më shumë”-u shpreh Berisha./K.C/dritare.net