Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E përfshirë në ngjarje kriminale, sekuestrohet automjeti i Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhisë!

E përfshirë në ngjarje kriminale, sekuestrohet automjeti i Klea

Pas dëshmive që zbërthyen një seri të tërë vrasjesh mafioze në Shqipëri e Greqi, pjesë e të shoqëruarve nga policia e Elbasanit ishte edhe Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhisë i akuzuar për disa vrasje.

Shoqërimi i saj u bë pasi, Klea dyshohet se është përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, si vrasje, gjobëvënie, të realizuara në bashkëpunim. Mësohet se ditën e sotme policia e Lushnjes me kërkesë të Prokurorisë ka sekuestruar automjetin e saj. Bëhet fjalë për një makinë tip GLK, të cilën Klea e kishte regjistruar në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Kleas iu morën edhe shenjat e gishtave për të bërë të mundur verifikimin dhe lidhjen e saj me ngjarjet konkrete./M.K-dritare.net