
Eksperti i sigurisë: Sulmi ndaj Top Channel, të gjitha detajet e një akti terrorist!
Dritare.net
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh për DritareTV se ishte në terren ditën pas ngjarjes për të parë nga afër detajet e sulmit. Ai u shpreh se mënyra e lëvizjes së autorëve e kufizon pamjen nga kamerat e sigurisë.
“Unë pata mundësi të shkoja në vendin e ngjarjes për të krijuar një ide të marrë nga terreni dhe jo nga informacionet e medias. Autorët kanë ardhur nga rruga që është në drejtim të Tiranës dhe kanë filluar të qëllojnë nga automjeti në gjysmën e perimetrit. Regjimi i kamerave të vendosura ka bërë që qëllimi me armë të mos filloj që në fillim në rrugës, por në gjysmën e saj. Goditja ka qenë shumë e fortë për shkak edhe të largësisë së vogël nga makina te godina.
Kabina e rojes është e ekspozuar dhe në këtë pikë personat janë larguar, ndërsa e gjithë struktura është goditur. Nga pamjet koha që është lëvizur nga qafë Kashari është shumë e shpejt për shkak edhe të orës që ta jep këtë mundësi dhe rrugës së boshatisur.
Fakti që qëlluan tregon hapur se u bë për të krijuar terror dhe sigurisht për të vrarë, pasi struktura është xham, që mundësia për të vrarë është tepër e lartë. Nëse do të kishte punonjës afër xhamit do kishte më tepër viktima. Shpërblimi i vendosur për atë që jep informacion për autorin është i diskutueshëm, pasi në mes është siguria për jetën dhe këta vrasës paguhen 5-fish më tepër për krimet që kryejnë.”,u shpreh Softa./M.T/dritare.net

















