
Erdha në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët për të kursyer, por harxhova më shumë!
Dritare.net
Një artikull i medias italiane Open Online, i sjellë në Dritare Tv, tregonte se si pacientët nga Pulia vijnë në Shqipëri për të t’u kujdesur për dhëmbët, pasi kushtonte më pak. Por ktheheshin në Itali të pakënaqur, pasi duhet t'i riparojnë sërish!
Në artikull tregohej historia e një zonje Flavia, e cila ishte nisur nga Bari për të kryer ndërhyrje lidhur me kujdesin dentar, por eksperienca e saj e keqe e bëri që të pengohej që kishte udhëtuar aq kilometra.
“Shkova në Tiranë dhe filluam menjëherë heqjen e dhëmbëve. Më pas u ktheva në Itali dhe pas gjashtë muajsh në Shqipëri, ku më rregulluan dhëmbët. Por kurrë nuk jam ndjerë mirë për këtë. Më bënë të ndjeja dhimbje të çmendura për të gjithë periudhën e qëndrimit në spital midis dhëmbëve të përkohshëm dhe atyre fiks. Por mbi të gjitha më dhanë probleme të rënda, më dhembin mishrat e dhëmbëve dhe kisha probleme me përtypjen. Shkova në Shqipëri se më tërhoqi çmimi, gjithsej 10 mijë euro. Por tani po bëj gjithçka nga e para”, tregonte ajo.
Lidhur me këtë shqetësim, ndjekësit pranë Dritare TV kanë treguar eksperienca të ngjashme në lidhje me kujdesin dentar në Shqipëri.
“Un po tregoj historinë time. Para tre vjetësh vura komplet dhëmbët e sipërme, pasi kisha 22 vjet me vendosjen e parë. Vendosa tek klinika afër shtëpisë. Aty punonin 2 vëllezër . I vura vetëm të sipërmet dhe më vonë do punoja tjerat. Në paraqitje ishin bukur. Kur kaluan 3 javë ndjeja një boshllëk nga brenda. Vajta takova mjekun. Më këshilloje shumë procese gjatë ditës. Nuk më dha një sqarim. E pyeti një kolege, se çfarë problemi ka pacientja. Ai u përgjigj "probleme higjene". Un kisha 22 vite me dhëmbë të vënë nuk pata këtë problem. Vetëm i laja mëngjes dhe darkë. Pas ca kohesh shkova prapë. Këtë here takova të vëllain. Un mendova se ishte mjeku qe dinte ankesën time pasi ai nuk me pyeti fare. Mbasi më pa gojën i thirri një punonjëse. Ajo më bëri pastrim. Më kërkoj ehe 2000 lekë të reja. Dhe me tha mbaruam. Mu duk vetja budallaqe se ika pa me dhënë kupon se këtë nuk ta jepshin kurrë”, shkruan ndjekësja, Violeta Deliu.
Sakaq një tjetër, tregon se edhe pse i kishte rregulluar dhëmbët para disa vitesh në Durrës, iu desh të kujdesej sërish në Itali nga fillimi.
Po ashtu një tjetër, shton se nga përvoja personale ka plot klinika dentare që abuzojnë në lidhje me kujdesin ndaj pacientëve.
/M.K-dritare.net

















