Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodh kur bën bashkë bandën më të madhe muzikore BTS me McDonald's? Një kaos i vërtetë!

Çfarë ndodh kur bën bashkë bandën më të

Çfarë ndodh kur bashkon bandën më të madhe muzikore në botë me një nga zinxhirët më të njohur të hamburgerëve në botë? Një kaos i vërtetë. Ose kjo ndodhi në Indonezi me McDonald's, të cilët u mbushën plot me porosinë e sapolançuar nga BTS. Si përfundim ata u detyruan ta mbyllin.

Çfarë ndodh kur bën bashkë bandën më të

Ishin me mijëra njerëz që donin të merrnin vaktin BTS, të frymëzuar nga grupi më i famshëm në botë. Indonezia u detyrua të mbyllë shitjet pasi kishte frikë se kjo mund të shkaktonte një vatër të re të nxehtë të Covid-19.

Çfarë ndodh kur bën bashkë bandën më të

"Ne mbyllëm përkohësisht katër nga gjashtë dyqanet e McDonald's këtu në Semarang për disa ditë. Unë nuk dua që Semarang të jetë përsëri në zonën e kuqe Covid-19.”, tha një zyrtar nga Indonezia.

Çfarë ndodh kur bën bashkë bandën më të

Për ata që nuk kanë shumë njohuri, ky mund të duket si një reagim i tepruar për një vakt që ka 10 copëza pule, patate të skuqura dhe dy salca. Por në fakt është duke u nënvlerësuar ndikimi i jashtëzakonshëm i fenomenit shtatë anëtarësh K-Pop që është BTS. Single i tyre i fundit Butter theu rekorde globale kur u shfaq muajin e kaluar, ata mundën superyjet si Taylor Swift, duke i zënë vendin me albumin më të shitur të vitit 2020./K.C/dritare.net