
Financial Times: Shqiptarët po kthehen, për të investuar në turizëm!
Dritare.net
Shqipëria me peizazhet e egra e të rrëmujshme, u izolua nga bota gjatë periudhës 46-vjeçare komuniste. Ata që lundronin për në Korfuz mund të shikonin vetëm brigjet e saj të errëta dhe habiteshin. Por kohët sot kanë ndryshuar dhe Shqipëria është në vëmendjen e personaliteteve mbarë botërorë.
Ndër to edhe aktori amerikan Leonardo DiCaprio i cili është një avokat i Shqipërisë, sa i takon ruajtjes së natyrës. Ai ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e Vjosës, lumi i fundit i egër i Evropës.
Përpjekja mbrojtëse vjen në një moment kyç. E gjithë vija bregdetare e Adriatikut të Shqipërisë u pushtua nga turistët këtë verë, të cilët ishin në kërkim të destinacioneve të pazbuluara dhe çmimeve të përballueshme. Përballë këtij bumi të pashmangshëm të turistëve, shumë pyesin si mund të ruhet kjo natyrë e egër, që tërhoqi pafund njerëz, shkruan dritare.net.
Për të zbuluar më shumë, duhet të shkoni vetë në Shqipëri e do të shikoni si fermerët e kthyer në pronarë bujtinash po ofrojnë një formë turizmi rural që ruan traditat dhe mikpritjen, të ngjashme me fermat e agroturizmit në Itali.
Midis tyre është edhe Albaniku , një bujtinë e zhytur mes pyjeve dhe maleve të luginës së Deshnicës së Vjosës. Këtu, Elona Bejo mbledh prodhimet lokale, për t’i shtruar më tej në tavolina.
Ajo ecën përgjatë shtigjeve të Vjosës për të mbledhur barëra medicinale dhe për të eksploruar faltoret e Bektashinjve. Ndërsa përvoja e Albanikut është e rrënjosur në traditë, ajo është shtrirë në prekje moderne si retreats yoga dhe kuzhinë vegjetariane.
Bejo shpjegon se shumë vendas përdorin njohuritë e prindërve të tyre pa qenë nevoja të gërmojnë shumë prapa në histori. Ajo shpreson që vizitorët të mund të mësojnë e të marrin me vete diçka prej tyre: "Elektricist, infermiere, agronom, veteriner, kuzhinier, shpikës, marangoz... Unë jam pak nga të gjitha këto profesione" thotë ajo.
Mrizi i Zanave Agroturizëm, Lezhë
Kur shefi i kuzhinës Altin Prenga u kthye në Shqipëri nga Italia, ai riimagjinoi një shtëpi si fermë të rrënuar në majë të kodrës në një restorant dhe fermë me dhoma prej guri dhe xhami. Ambientet e brendshme të kujtojnë shtëpizat malore zvicerane, me qilima prej lëkure deleje dhe aromat e lisit dhe sherebelës. Rezervoni shumë përpara; Mrizi është popullor dhe suksesi i tij inkurajoi shumë të tjerë, të bënin të njëjtën gjë.
Les Villas de Qeparo
Midis hoteleve të larta komuniste të Durrësit dhe Sarandës gjenden xhevahire të paprekura në bregdet, të arritshme nëpërmjet rrugëve të pjerrëta malore që përqafojnë Adriatikun e Jonin. Pas komunizmit, shumica e banorëve të Qeparoit u larguan në Itali, por njerëzit po kthehen për t'i kthyer shtëpitë e tyre në hotele dhe vila.
E dallueshme është Les Villas de Qeparo për pishinën e saj të vogël dhe pamje nga deti dhe perëndimi.
Hotel Tradita, Shkodër
Në Balani ose Syri i Sheganit, peshkatarët e shndërrojnë krapin e liqenit në një kënaqësi kulinarie, duke e bërë në një salcë me lëkurë kumbulle të thatë dhe domate. Qëndroni në qytetin e vjetër të Shkodrës, ku do të gjeni një përzierje të arkitekturës veneciane dhe osmane në pazarin e qytetit. Vetëm pak raki do t’ju mjaftojë të dëfreheni nën ritmet ballkanike, ndërsa kamerierët shërbejnë me mjeshtëri pjata të shkëlqyera. /L.F-dritare.net

















