Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fitoi vulën e PD-së, reagon Berisha: Kjo nuk është historia ime por beteja e demokratëve!

Fitoi vulën e PD-së, reagon Berisha: Kjo nuk është historia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh të shkurtër pasi fitoi në Apel, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Berisha shprehet se ky vendim tregoi se sot fitoi demokracia dhe pas kësaj, demokratët do punojnë për rikthimin e shpresës tek shqiptarët.

"Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!
Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizante dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit! Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët! Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!
Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet. Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!
Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!

O sot o kurrë!", shkruan Berisha.