Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Është kompleksi i hoteleve më të suksesshëm në Shqipëri. Ky është sekreti!

Është kompleksi i hoteleve më të suksesshëm në

Turizmi është një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Por në një treg sfidues, ku menaxhimi i një hoteli kërkon vizion dhe profesionalizëm, jo kushdo arrin të bëhet model suksesi. Një nga shembujt më frymëzues është ai i Fatos Çerenishtit dhe Hotel FAFA, një histori që nis nga vështirësitë, por që sot është kthyer në një destinacion të preferuar për mijëra turistë çdo vit.

“Sekreti ynë nuk ka qenë fati, por puna, përkushtimi dhe respektimi i çdo marrëveshjeje me partnerët. Vetëm duke qenë strikt dhe stoik në menaxhim, mund të arrish një standard të lartë dhe të qëndrueshëm,” – thekson Fatos Çerenishti në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV.

Historia nisi thjesht, me apartamente që nuk po funksiononin siç duhej. Por me një vizion të qartë, Fatos Çerenishti vendosi të transformojë gjithçka. Nga viti 2002-shi deri në 2016-ën, lindi FAFA Premium, hoteli i parë i grupit, që më vonë do të bëhej themeli i një perandorie të tërë resortesh.


“FAFA Premium ishte si fëmija i parë i familjes sonë. Përveç aspektit ekonomik, ishte krenaria jonë. E ndërtuam me partnerë seriozë, që jo vetëm besuan tek ne, por respektuan edhe besimin tonë. Ky ishte çelësi i vazhdimësisë,” – rrëfen Fatosi.

Sot, FAFA Resort ka mbi 1,000 dhoma dhe përpunon çdo ditë rreth 2,000 turistë. Por suksesi nuk është arritur vetëm duke ndërtuar dhoma, filozofia e hotelit është të ofrojë një univers të plotë për turistin.

Është kompleksi i hoteleve më të suksesshëm në

“Një hotel nuk mund të jetë vetëm dhoma dhe restoranti. Turisti duhet të gjejë gjithçka brenda: aktivitete, klube, spa, fitness, argëtim për fëmijë. Për këtë arsye, mbi 30% e sipërfaqes sonë është dedikuar faciliteteve. Vetëm kështu mund të krijosh një eksperiencë të plotë,” – shpjegon ai.

Një tjetër risi që solli FAFA në tregun shqiptar ishte implementimi i modelit “all-inclusive”, një kërkesë që fillimisht u duk e rrezikshme, por që më pas rezultoi vendimtare për suksesin.

“Kur implementuam për herë të parë modelin all-inclusive, isha i shqetësuar se mos dështonte ekonomikisht. Por doli se ishte formula e duhur. Turistët e duan zgjedhjen, duan ushqim cilësor dhe aktivitete të shumta. Sot, mund të them me krenari se FAFA është lider në këtë sektor,” – thotë Fatos Çerenishti.

Është kompleksi i hoteleve më të suksesshëm në

Një tjetër element që dallon FAFA është kujdesi për cilësinë e ushqimit dhe punonjësit. 80% e kuzhinierëve janë shqiptarë, që garantojnë freski dhe shije autentike çdo ditë. Ndërsa punonjësit trajtohen si pjesë e familjes:

“Ne nuk investojmë vetëm në ndërtesa, por edhe tek njerëzit. Një staf i trajnuar dhe i motivuar është baza e çdo suksesi. Pa ta, nuk do të ishim aty ku jemi sot,” – nënvizon ai.

Sekreti i Hotel FAFA nuk është një formulë magjike. Është kombinim i përkushtimit, respektit për punën, partneriteteve serioze dhe një vizioni të qartë që sheh turizmin jo thjesht si biznes, por si një mision për të ngritur standardet e Shqipërisë në hartën turistike botërore.

“Nuk mjafton të ndërtosh një hotel. Duhet dashuri për punën, profesionalizëm dhe durim për të përballuar çdo sfidë. Vetëm kështu turizmi shqiptar do të bëhet konkurrues edhe në botë,” – thotë Fatosi në DritareTV./K.C/dritare.net