Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hapet gara për zv.drejtorin e BKH, ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët!

Hapet gara për zv.drejtorin e BKH, ja kriteret që duhet të

Hapet gara për zv.drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pas emërimit të Joni Ketës në krye të BKH, posti i zëvendësdrejtorit ka mbetur vakant.

Të drejtën për të garuar për këtë post e kanë vetëm hetuesit e BKH.

Kandidatët duhet të dorëzojnë kërkesë për aplikim, një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale, jetëshkrim.

Gjithashtu, kandidatët duhet të paraqesin vlerësimin e fundit nga eprori direkt, si dhe çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22 janar.

Njoftimi i plotë

Shpallje për pozicionin e zëvëndësdrejtorit, në byronë kombëtare të hetimit

Në zbatim të nenit 31 e nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat për përzgjedhjen e pozicionit:

Zëvendësdrejtor , në Byronë Kombëtare të Hetimit – Kategoria 80% e G 3.

Pozicioni më sipër, u ofrohet Hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

Deri në datën 22.01.2026

Përshkrimi i punës për pozicionin:

a. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit;

b. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e vazhdueshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë çdo mungese të Drejtorit të BKH-së;

c. Zëvendësdrejtori është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

d. Zëvendësdrejtori raporton te Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

e. Zëvendësdrejtori ka për detyrë menaxhimin, organizimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, hartimin e politikave të punës për Shërbimet e Policisë Gjyqësore, të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilat i ka nën drejtimin administrativ.

f. Asiston Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për çështjet që kanë lidhje me funksionimin e BKH-së;

g. Organizon, drejton e kontrollon veprimtarinë e punonjësve sipas fushës së përgjegjësisë, duke u udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit, mirëbesimit dhe respektit reciprok;

h. Planifikon dhe koordinon punën për hartimin e procedurave të nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive;

i. Kryen studime dhe analiza te ndryshme me qëllim përmirësimin e akteve normative që normojnë punën e shërbimeve të Policisë Gjyqësore, në BKH;

j. Planifikon kontrolle për personelin sipas fushës së përgjegjësisë;

k. Planifikon nevojat për aftësimin profesional të personelit sipas fushës së përgjegjësisë;

l. Përcakton kërkesat për bazën materialo-teknike për krijimin e kushteve për realizimin e detyrave e objektivave;

m. Kur konstaton ose merr informacion për shkeljet e kryera nga varësit, fillon procedurat për ecurinë disiplinore, sipas rregullores së disiplinës, si dhe merr masa për pengimin e ardhjes së pasojave nga këto shkelje;

n. Kryeson grupe pune, ose merr pjesë në grupe pune, në rastet kur caktohet nga Drejtori dhe monitoron e raporton në kohë për realizimin e detyrave dhe objektivave të planifikuara;

o. Konsultohet dhe ndihmon varësit për realizimin e detyrave të tyre;

p. Vlerëson në mënyrë periodike performancën e punonjësve në varësi, apo sa herë që kërkohet për çështje të ndryshme të punës e karrierës së tyre;

q. Harton informacione e ndjek korrespondenca për çështje që lidhen me veprimtarinë e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore;

r. Harton Memo informuese për Drejtorin e BKH-së lidhur me problemet që lindin gjatë procesit të punës.

1.1

Kriteret për pozicionin

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

a. Të jenë hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit;

b. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës);

d. Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese;

e. Të ketë integritet të lartë;

f. Të ketë njohuri në fushën e menaxhimit dhe planifikimit organizativ, menaxhimit të burimeve njerëzore, etj;

g. Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim, punën në grup, ndërveprim dhe në marrëdhëniet ndërinstitucionale;

h. Të ketë njohuri shumë të mira në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze, (element që do të merret në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit).

1.2

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Kërkesë për aplikim;

b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ;

c. Jetëshkrimi ;

d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.

Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.

1.3

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

a. Përzgjedhja do të bëhet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

b. Për secilin kandidat krijohet dosje e cila përmban të gjitha dokumentet e prezantuara nga kandidati. Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit janë përgjegjës për formimin dhe mbajtjen e dosjes ku sigurojnë kompletimin dhe përditësimin e saj deri në momentin e përmbylljes përfundimtare të procesit të përzgjedhjes së zëvendësdrejtorit.

c. Vlerësimi i përzgjedhjes së kandidatit për Zëvendësdrejtor, bëhet përmes verifikimit të dokumentacionit të dorëzuara nga kandidati, plotësimit të kritereve, të dhënave nga Prokurorët e Posaçëm (vlerësimi i punës dhe performancës) dhe eprorët e drejtpërdrejt, sigurimit të të dhënave për masat eventuale disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

1.4

Rezultatet pas verifikimit

Kandidati që plotëson kriteret dhe përzgjidhet do të njoftohet zyrtarisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit në BKH.

Kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në BKH, nëpërmjet adresës së e-mail.