Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA pezulloi vizat/ DASH: Emigrantët nuk do pasurohen nga amerikanët

SHBA pezulloi vizat/ DASH: Emigrantët nuk do pasurohen nga amerikanët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të mërkurën se do të pezullojnë përpunimin e aplikimeve për vizat e emigrantëve për qytetarët e 75 vendeve të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën. Vendimi hyn në fuqi më 21 janar 2026 dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të mëtejshëm, ndërsa autoritetet rivlerësojnë procedurat e verifikimit të aplikantëve që mund të konsiderohen “barrë publike”.

Sipas deklaratës zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, pezullimi bëhet nën autoritetin ekzistues ligjor për të vlerësuar dhe ndaluar hyrjen e emigrantëve që mund të kërkojnë ndihmë publike pasi mbërrijnë në SHBA. Autoritetet shprehen se kjo masë synon të sigurojë që përfituesit e vizave të mos mbështeten te ndihmat sociale amerikane.

Zëdhënësi i DASH Tommy Piggott tha se:

“Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të gjatë për të konsideruar si jo-të kualifikuar ata aplikantë që mund të bëhen barrë publike për Shtetet e Bashkuara, duke shfrytëzuar bujarinë e popullit amerikan. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po i jep fund abuzimit të sistemit të migrimit të Amerikës nga ata që synojnë të pasurohen nga populli amerikan”.”/K.C/dritare.net