Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Arbana Osmani në Ferma VIP? Ja surprizat!

Arbana Osmani në Ferma VIP? Ja surprizat!

Arbana Osmani mund të jetë moderatorja e sezonit të ri të spektaklit “Ferma VIP” në Vizion Plus. Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga televizioni dhe as nga vetë moderatorja, pritshmëritë janë të mëdha dhe reagimet në publik kanë qenë të menjëhershme.

Arbana Osmani konsiderohet gjerësisht si një nga figurat më të spikatura dhe më të besueshme të ekranit shqiptar. Ajo dallohet jo vetëm për mënyrën profesionale të drejtimit të spektakleve, por edhe për intuitën e fortë në përzgjedhjen e personazheve dhe krijimin e një dinamike që i bën formatet e reality-show-t në autorësinë e saj, të veçanta, të suksesshme dhe shumë të ndjekura.

Arbana Osmani në Ferma VIP? Ja surprizat!

Në çdo projekt ku angazhohet, Arbana Osmani nuk mjaftohet vetëm me rolin e moderatores. Ajo i jep programit identitet, emocione dhe ritëm. Përvoja e saj shumëvjeçare në drejtimin e formateve të mëdha televizive e ka konsoliduar si një nga emrat më të fortë të industrisë së televizionit në Shqipëri.

Arbana Osmani në Ferma VIP? Ja surprizat!

Arbana Osmani së bashku me Eduart Grishajn në rolin e autorëve, priten të sjellin risi dhe surpriza të mëdha për publikun, në bashkëpunim me producenten Olta Dulaku.

Arbana Osmani në Ferma VIP? Ja surprizat!

Një kombinim që, nëse konfirmohet, pritet t’i japë “Ferma VIP” një dimension të ri profesional dhe emocional.

Arbana Osmani në Ferma VIP? Ja surprizat!

Ky vit po konsiderohet si një vit i rëndësishëm për formatet e tipit “fshat” dhe reality-show-t, dhe me gjasë, përfshirja e Arbanës në këtë projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e interesit dhe shikueshmërisë.

Arbana Osmani në Ferma VIP? Ja surprizat!

Pritet që në ditët në vijim të ketë një reagim zyrtar nga Vizion Plus ose nga vetë Arbana Osmani, i cili do të konfirmonte ose do të hidhte poshtë zërat që aktualisht po dominojnë rrjetin./L.F-dritare.net