
Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri. Banderola e tifozëve kuqezi në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi!
Dritare.net

Përveç këngëve patriotike, muzikës dhe haresë, një grup tifozësh janë ngjitur te Piramida me një banderolë të madhe në të cilën shkruhet: “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”.
Ndërkohë që mijëra forca policore janë mobilizuar këtë të shtunën në Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në orët e mbrëmjes mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.
Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar në hotel, dhe më pas i ka kryer stërvitjet e nevojshme.
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tifozëve që të kontribuojnë në një atmosferë qytetare dhe të kulturuar./E.P-dritare.net

















