Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi me armë në TCH/ Reagimi prekës i Arbana Osmanit!

Sulmi me armë në TCH/ Reagimi prekës i Arbana Osmanit!

Ngjarja e rëndë që ndodhi mesnatën e kaluar kundrejt Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Veçanërisht më të ndjeshëm kanë qenë personat për të cilët kjo godinë ishte vendi i tyre i punës. Një reagim lidhur me këtë sulm të rëndë ka bërë edhe moderatorja Arbana Osmani e cila veç të tjerash i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit Pal Kola që mbeti viktimë e e kësaj ngjarje.

“Këto 24 orë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemeratën që ndjej. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 fëmijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’u japë forcë të përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë”, ka shkruar Arbana./A.ZH-dritare.net