Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi në Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojës që mbeti i vrarë!

Sulmi në Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i

Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj Top Channel, ndërsa një ditë më parë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë disa orë mbledhje me struktura lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se policia ka shoqëruar ish-dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëritë e kallashnikovit. Ish-dhëndri Roberto Papçi është shoqëruar bashkë me një person tjetër Agustin Tonaj, por ata kanë mohuar të kenë lidhje me sulmin ndaj Top Channel. Të dy janë ndaluar nga policia në orën 03:00 të mesnatës, dy orë pasi ndodhi ngjarja në Top Channel.

Ata janë ndaluar në Vlorë dhe për shkak se kanë dhënë dëshmi kontradiktore janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që më pas policia ka identifikuar që Roberto Papçi është ish-dhëndri i Pal Kolës. Roberto Papçi është ndarë nga vajza e Kolës rreth 2 vite më parë dhe kanë pasur konflikte për kujdestarinë e fëmijëve. Por gjithsesi, deri më tani nuk ka ende asnjë provë që e lidh ish-dhëndrin me sulmin, por mbetet një pistë hetimi./M.T/dritare.net