
Ilir Demalia: Alibeaj nuk ka partinë, por vetëm vulën e PD-së
E Hënë 27 Mars 2023, 20:08
Dritare.net
Ilir Demaliaj i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTV u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk ka një parti politike, por vetëm një vulë që e përdor për të përfituar.
“Alibeaj nuk ka parti, ka një vulë që e përdor si gjithë vulat që përdorin këto partiçkat e vogla, për të përfituar. Nuk ka program politik, nuk ka platformë politike, nuk ka elektorat, nuk kanë program ekonomik, janë vetëm 5 vetë që mblidhen. Kanë elektoratë që thonë, unë që jam kundër Berishës, kundër Ramës çfarë me ofron ti?”, u shpreh Demalia në DritareTV./K.C/dritare.net

















