Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Instalohet teknologjia Real-Time PCR në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Instalohet teknologjia Real-Time PCR në Qendrën Kombëtare të

Në laboratorin e Imunohematologjisë pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është vendosur një platformë inovative automatike me teknologji Real-Time PCR, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve shëndetësore në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ai theksoi se kjo teknologji e re mundëson tipizim molekular të gjakut dhe rrit ndjeshëm saktësinë në përputhjen mes dhuruesve dhe pacientëve.

Sipas tij, përdorimi i kësaj platforme do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së transfuzioneve të gjakut, si dhe do të mbështesë më mirë procedurat e transplanteve.

Në mesazhin e tij, Rama e cilësoi këtë investim si një zhvillim të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve mjekësore, duke kontribuar në rritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri./L.F-dritare.net