Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kur hapet Lungomare 4!

Ja kur hapet Lungomare 4!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku inspektoi ecurinë e punimeve për projektin “Lungomare 4”.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli tha se projekti është vazhdimi i shëtitores ekzistuese në krahun perëndimor, me një gjatësi rreth 500 metra, që përfshin një promenadë 7 metra të gjerë dhe një pistë biçikletash 2 metra. Punimet nëntokësore dhe infrastruktura bazë janë drejt përfundimit, ndërsa ndriçimi do të vendoset në fazën finale. Synimi është që segmenti të përfundojë deri më 15 maj, për të qenë gati për sezonin turistik.

Ja kur hapet Lungomare 4!

Projekti përfshin gjithashtu një shkallare multifunksionale që do të përdoret si plazh gjatë ditës dhe si hapësirë rekreative në formë amfiteatri në mbrëmje, një pistë biçikletash me asfalt të kuq dhe rreth 250 vende parkimi, si dhe zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve të parkimit në zonë.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e investimit për zhvillimin turistik të qytetit dhe nevojën për shtimin e hapësirave të parkimit për të përballuar rritjen e fluksit të vizitorëve.

“Lungomare 4” është pjesë e strategjisë për transformimin urban të Vlorës dhe rritjen e potencialit turistik të saj./L.F-dritare.net