Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot kushtet atmosferike do të jenë të qendrueshme, duke patur përmirësim nga dy ditët e para të javës
“Vendi ynë do të ndikohet të mërkurën nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në pjesën e parë të ditës”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë në orët e mëngjesit.
Pas orëve të mëngjesit intensiteti i erës bëhet 5m/s përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzim 1-2 ballë./E.P-dritare.net