Minatorët e Spaçit po poshtërohen. Braçe: Boll më. Do kërkoj seancë urgjente!
Dritare.net

Minatorët e Spaçit kanë paralizuar punën në kompaninë turke që shfrytëzon minierat e kromit në Mirditë, duke denoncuar shfrytëzim dhe presion për largim nga puna.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër për situatën:
"BOOOOLL! TANI U BE BOOOL! Pronari turk i një kompanie që shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare, vijon të pushojë punëtorë nga puna! Pasi i ka shfrytëzuar pafund e pa zë, tani po i poshtëron! Në një vend që është në hall për punëtorë, ky që po bën ky pronar është krim i madh!!"
Braçe ka njoftuar se do të kërkojë seancë urgjente dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, Punës e Financave me punëtorët e Spaçit, për të diskutuar kushtet e punës dhe situatën e minatorëve.
Sipas njoftimeve, konflikti ka lindur pasi pronari i kompanisë nuk pranon të njohë përfaqësimin sindikal të punëtorëve, ndërkohë që minatorët kërkojnë një kontratë kolektive që garanton kushtet e punës dhe pagat. /E.P-driare.net