Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërkesa e SPAK në Kuvend për Ballukun, Balla: Këshilli i Mandateve do të mblidhet

Kërkesa e SPAK në Kuvend për Ballukun, Balla: Këshilli i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi nga Kuvendi në përfundim të seancës së sotme se Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Ballës, Këshilli do të nisë shqyrtimin e kërkesës dhe paralelisht do të vijojë procesi për adresimin e çështjeve të ngritura nga Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që ende pritet zbardhja e plotë e vendimit të marrë disa ditë më parë.

Ai nënvizoi gjithashtu se nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të trajtuar kërkesën, ndërsa shumica do të presë edhe arsyetimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese përpara hapave të mëtejshëm

"Jemi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur një vendim, edhe pse 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i dhanë të drejtë palës kërkuese, kryeministrit që kishte ndërhyrje në kompetencat e Këshillit të Ministrave, parlamentit dhe presidentit. Nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën, ndërkohë që ne do të vijojmë me një proces adresimi të asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Na duhet ta marrim vendimin të zbardhur”, tha Balla./K.C/dritare.net