Këshilltarja e Kurtit: Rama duhet të heshte në të mirë të Kosovës!
Dritare.net
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun.
Për Mihalin se kontrollin e Veriut e kërkon vetëm Serbia dhe se këtë e di çdo fëmijë i vogël, pasi Kosova asnjëherë nuk e ka shprehur një kërkesë të tillë.
“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, është shprehur Mihali./M.K-dritare.net