Klodian Braho: Do të godasim funksionarët që bashkëpunojnë me krimin
E Shtunë 7 Mars 2026, 21:09
Dritare.net

Drejtuesi i Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho, ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook, duke theksuar se SPAK do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit.
Braho shton se Struktura e Posaçme nuk do të ndalet vetëm tek grupet kriminale, por do të godasë edhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar.
“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, shkruan Braho në mesazhin e tij./K.C/dritare.net