
Kryeministri kroat: Do të investojmë që Shqipëri të anëtarësohet në BE!
Dritare.net

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç në një konferencë të përbashkët me homologun, Edi Rama ku tha se shteti i tij është ndër avokatët më të mëdhenj të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.
Plenkoviç tha se Kroacia si anëtare e BE-së do të jetë një shtysë e madhe për të përshpejtuar anëtarësimin e fqinjëve në BE.
“Raportet tona janë miqësore. Ne jemi një prej vendeve të BE-së që bëjmë avokatin më të madh të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të rrisim investimet në Shqipëri. Ne nuk kemi kufij që na ndan por jemi fqinj. Kemi kompani që investojnë në të dyja vendet dhe dëshirojmë të shtyjmë tutje interesa të tilla.
Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE-së do të ketë një rol ku do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE. Kemi folur dhe do të flasim për situatën në rajon dhe presim që raporti i r ii KE-së do të përfshijë dhe shumë aspekte të tjera. I gëzohem avancimit të bisedës dhe vizitës së shpejtë që do të mbajmë në Tiranë”, tha kryeministri./M.K-dritare.net

















