Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lajm i mirë nga QSUT: 14-vjeçarja triumfon ndaj leucemisë

Lajm i mirë nga QSUT: 14-vjeçarja triumfon ndaj leucemisë

Një lajm shprese vjen nga Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

S.K., 14 vjeçe, e cila prej shtatorit 2023 ishte nën trajtim me diagnozën Leuçemi Akute Limfoblastike, tipi B, ka përfunduar me sukses ciklin e trajtimit me kimioterapi. Ajo është paraqitur tashmë për kontrollin e parë pas përfundimit të terapisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm dhe një hap të ri drejt një jete të shëndetshme.

Ky rast përfaqëson një sukses domethënës për mjekësinë pediatrike shqiptare dhe një shembull të forcës, durimit dhe shpresës në përballjen me sëmundjet e rënda.

Meritë e veçantë i atribuohet ekipit të Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike, nën drejtimin e Prof. Donjeta Bali, si dhe mjekes kuruese Dr. Mirzana Kapllanaj, për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur në shërbim të pacientëve të vegjël.

Suksesi i S.K. është një dëshmi se me trajtim të specializuar dhe mbështetje të vazhdueshme, shpresa dhe jeta fitojnë. I urojmë shëndet të plotë dhe një të ardhme të ndritur./L.F-dritare.net