
Mbyllet numërimi në Kukës. Rezultati zyrtar!
E Martë 13 Maj 2025, 07:07
Dritare.net
Në Qarkun e Kukësit është mbyllur numërimi i votave. PD mori dy mandate.
PS nuk mund të thyente edhe këtë herë këtë bastion, duke qëndruar me 1 mandat.
Surprizë në vota kësaj here ishte PSD, me 5 mijë vota, gati sa gjysma e PS, por shumë larg marrjes së një mandati.
PD ka 18934 vota – 53/4%.
PS ka 10970 vota – 30.5%.
PSD ka 5061 vota – 13.7%./L.F-dritare.net

















