
Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës
Dritare.net
Gjykata e Lartë ka vendosur që më 9 tetor të shqyrtojë rekursin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ankohet ndaj masës së “arrestit në burg” të vendosur rreth një vit më parë nga Gjykata e Posaçme dhe që ka mbetur në fuqi deri më sot.
Ky ankimim vjen pas vendimit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, i cili la të pandryshuar masën e sigurisë për Metën.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Korrupsionit ka caktuar për datën 25 shtator, ora 11:00, seancën e parë paraprake për ish-presidentin Meta dhe katër të pandehur të tjerë, të cilët janë vënë nën hetim nga SPAK.
Seanca do të udhëhiqet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik për të vendosur nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kërkojë plotësim të akt-veprimeve apo do të pushohet çështja./K.C/dritare.net

















