Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshime në qeveri

Ndryshime në qeveri

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Andrea Shllakut në detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9 të nenit 19 të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019.

Në të njëjtën mbledhje, qeveria ka vendosur gjithashtu kalimin në administrim të Bashkisë së Tiranës të 188 apartamenteve në tri ndërtesa banimi, sipas listës së inventarit bashkëlidhur vendimit. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe Bashkia Tiranë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”./K.C/dritare.net