Debati Bardhi-Peleshi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve!
E Premte 19 Dhjetor 2025, 17:05
Dritare.net

Gazment Bardhi është përplasur me Niko Peleshin në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun.
Peleshi e mbylli mbledhjen pa një afat se kur do të mblidhen sërish, ndërsa Bardhi e akuzoi se nuk iu përgjigj Rama në telefon prandaj nuk caktoi një datë.
“Kur është mbledhje tjetër? Kur është?”, dëgjohet Bardhi t'i thotë Peleshit.
Ndërkaq teksa ky i fundit largohet nga salla, Bardhi me ironi thotë: "Nuk i është përgjigjur Rama në telefon dhe do ta shtyjë derisa të themi datën."/dritare.net