Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëse bëhen zgjedhjet sot, kush fiton? Çfarë mendon Demalia!

Nëse bëhen zgjedhjet sot, kush fiton? Çfarë mendon

Analisti Ilir Demalia i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv komentoi sondazhin që thoshte se nëse bëhen zgjedhjet sot Partia Socialiste plus Partinë Socialdemokrate fiton 84 deri në 89 vota. Demalia tha se është i pritshëm ky rezultat, e megjithatë sipas tij ky është një rrënim. Po krijohet një humnerë tha analisti.

Dritan Hila: Sot ka dalë një sondazh që thoshte; nëse bëhen zgjedhjet sot Partia Socialiste plus Partine Socialdemokrate fiton 84 deri në 89 vota.

Ilir Demalia: Plotësisht e besueshme. Ky është rrënim. Po krijohet një humnerë, një sistem monopartiak de fakto, de juro në demonkraci, jo demokraci. Kjo është demonkracia. Është e tmerrshme. Pse vjen kjo? Sepse njerëzit nuk votojnë më. PS-ja ka ushtarët e vet se është në pushtet, nga ana estetike dhe mënyra e sjelljes janë më elegantë. Ai Parlament është kthyer në një stallë derrash. Nuk është më Parlament, nuk ka asgjë të përbashkët me parlamentin. Parlament do të thotë të kuvendojmë, të diskutojmë. Ka kohë që nuk ka diskutime aty. Është fare e qartë që kjo bëhet vetëm për hallin e familjes së Berishës./K.C/dritare.net