Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarje e rëndë në Fier/ 80-vjeçari vret bashkëshorten dhe më pas veten

Ngjarje e rëndë në Fier/ 80-vjeçari vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kuman, Roskovec, Fier, ku një 80-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas njoftimit të Policisë:

“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., dhe më pas ka vrarë veten.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./L.F-dritare.net