Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nikoll Lesi: Unë e di mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti!

Nikoll Lesi: Unë e di mirë se çfarë do të thotë

Botues i medias "Koha Jonë", Nikoll Lesi ka reaguar mbi sulmin e rëndë të ndodhur ndaj Top Channel ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojën e godinës, 60-vjeçarin Pal Kola.

Ai kujton sulmin e bërë ndaj gazetës që ai drejtonte në vitin 1997 nga pushteti i Sali Berishës, duke thënë se e njeh shumë mirë çdo të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti.

“Ngjarja e rëndë ndaj Top Channel është një sulm ndaj medias dhe si i tillë duhet trajtuar e ndëshkuar nga organet ligjzbatuese. Duke ngushëlluar familjarët e punonjësit e sigurisë, që humbi jetën nga plumbat e krimit, duhet të them se duhet krejt komuniteti i gazetarëve ta dënojnë këtë akt ndaj medias dhe gazetarëve të Top Channel. Si një nga botuesit e vjetër të vendit e di mjaft mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti i lidhur me krimin, ndaj kërkohet solidaritet maksimal me gazetarët e Top Channel”, shkruan Nikoll Lesi në reagimin e tij./M.T/dritare.net