Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis sot viti i ri akademik, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protesta e bojkot!

Nis sot viti i ri akademik, studentët e mjekësisë

Këtë të hënë, 2 tetor nis viti i ri akademik, ku pritet që 20 mijë studentë të regjistruar të ulen për herë të parë në auditore.

Po ashtu në raundin e tretë pritet të ketë të tjera regjistrime pasi kanë mbetur ende kuota të lira pranimi. Por teksa të gjithë studentët e fakulteteve të tjera do të nisin vitin e ri akademik, studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit arsimor si edhe protesta.

Ky paralajmërim vjen pasi studentët kundërshtojnë ligjin e ri, kontratën 5-vjeçare e cila i detyron ata të punojnë ne vendin tonë pas ciklit të studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Vlen të theksohet se programet e studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar, janë degët e mjekësisë./M.K-dritare.net