Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det; një vdes, tjetri në spital

Policia gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det; një

Një ngjarje tragjike ka tronditur bregdetin e Durrësit sot paradite, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë pranë një motori uji, i cili dyshohet se u është fikur ndërsa kanë qenë në det. Sipas raportimeve zyrtare, njëri prej tyre ka ndërruar jetë sapo është nxjerrë nga uji. Turisti tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet po punojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që hetimet fillestare nuk përjashtojnë asnjë pistë, duke përfshirë edhe një defekt teknik të motorit të ujit apo ndonjë problem tjetër në komunikimin dhe sigurinë gjatë përdorimit të tij.

Policia Kufitare dhe ekipet e shpëtimit po vijojnë punën në zonë për të garantuar sigurinë e turistëve dhe për të evituar incidente të ngjashme në vijim./K.C/dritare.net