Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta deklaratë pas incidentit: Mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar

Meta deklaratë pas incidentit: Mos përfundoni si policët e

Presidenti Meta në një deklaratë për shtyp pas incidentit të ndodhur në zyrat e FRP-së, ku u përplas me policinë tha se kjo është një tentativë e qeverisë për grusht shteti.

Meta deklaratë pas incidentit: Mos përfundoni si policët e

"E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t'i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t'i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrituese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar", tha Meta./L.F-dritare.net